Vazhdojnë hetimet për vdekjet e dyshimta në QKUK

Prokuroria e Shtetit po i vazhdon hetimet në lidhje me rastet e vdekjeve të cilësueme si të dyshimta, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zadhanësi në Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ekrem Lutfiu i tha Radios Europa e Lirë se ende nuk ka ndonji rezultat konkret nga hetimet në lidhje me vdekjet e dyshimta, derisa shtoi se hetimet po vazhdojnë.

“Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po i zhvillojnë hetimet për rastin konkret. Jemi në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të vdekunit, vdekja e të cilëve asht cilësue si e dyshimtë. Për momentin nuk mund të japim informata tjera për shkak të vazhdimësisë së hetimeve”, tha Lutfiu.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më 7 Shtator, kanë vdek dy persona, nga siç thuhet, komplikimet gjatë operacioneve.

Vdekja e tyne asht cilësue si e dyshimtë.

 

Shperndaje në: