Vazhdojnë takimet e PAN’it, qe kush janë protagonistët

Kandidati për Kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj ka vazhdue edhe sot takimet me Nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhajn.

Takimi ndërmjet kryetarit të AAK’s dhe zyrtarit të naltë të PDK’s asht zhvillue në njanën prej restoraneve të Prishtinës, raporton Indeksonline

Arsyeja e këtij takimi, simbas tyne, kishte të bajë me bashkërenditjen e formimit të institucioneve të Republikës.

Këto priten me qenë takimet e fundit para mbajtjes së seancës konstituive e cila pritet m’u mbajt me 7 Shtator.