Vazhdon seanca ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes

Sot ka me vazhdue seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, t’akuzuem për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.

Trupi gjykues në seancën e kaluem i ka lirue të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, tue zavendësue këtë masë me paraqitje në polici nji herë në javë.

Avokati i Frashër Krasniqit, Tomë Gashi ka ba të ditun përmes Facebook, se seanca ka me vazhdue sot tue fillue nga ora 10.00.