Vdes mbasi piu 34 kapsula kokaine për me kalue n’aeroport!

kapsulaa

Nji lituanez ka humb jetën mbasi kishte pi 34 kapsula kokaine me qellim për të kalue kontrollin e aeroportit pa u vënë re.

Ai ka vdek mbasi njana nga kapsulat ishte ça.

Simbas “Mirror”, secila kapsulë përmbante 12 deri në 15 gramë kokainë.

Personi i cili kishte pi 34 kapsulat e kokainës po priste n’aeroportin e Brazilit për të fluturu drejt Barcelonës, mbasi i kishte kalu kontrollit pa asnji pengesë.

Por rojat kanë tregu se ai ra papritmas në tokë.

Edhe pse ju dha menjiherë ndihma e parë ai nuk ka mund të mbijetojë.

Mbas nënshtrimit të ekspertizës, mjekët kanë kuptu edhe arsyen e vdekjes së tij, shkruen ‘Mirror’.