Veliaj: Projekti për lumin, pshton Tiranën dhe komunitetin rom

Projekti për rehabilitimin e Lumit të Tiranës ka arritë në 90% të përfundimit të punimeve.

Kryetari i Komunës së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për projektin e Lumit të Tiranës, i cili parandalon situatat  e vërshimeve në këtë zonë.

Kryetari i Tiranes tha se, aktualisht në këtë pjesë të qytetit ka nji situatë problematike me banorët që kanë uzurpue shtratin e lumit dhe që në fakt jeta e tyne asht e para që rrezikohet nga rreshjet .

Ne keto kushte, Komuna e Tiranës u ka ofrue dy mundësi strehimi familjeve që jetojnë tue rrezikue jetën e tyne dhe të fëmive në shtratin e lumit: bonusin e qirasë ose strehimin në Qendrën Tranzitore të Emergjencave.