Veliu: Shihemi të Mërkurën

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka thirrë takim konsultativ me partitë politike për ditën e Mërkurë, që të diskutohet rreth ditës kur ka me vazhdue seanca konstituive e Kuvendit.

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje e ka mohue pjesëmarrjen, Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë prezente në këtë takim.

Agim Veliu, nënkryetar i LDK, i ka thanë “Indeksonline” se partia e tij nuk i shmanget takimeve që kanë për qëllim ta largojnë vendin nga kriza.

“Ato janë çashtje të Kuvendit. Sigurisht që LDK’ja nuk ka asnji arsye që t’i shmanget takimeve për zgjedhjen e problemeve, për daljen nga kriza. Sigurisht kemi me qenë pjesë e takimit”, ka thanë ai.