Vendimi për shkarkimin e Mehës, lajm në mediat e Malit të Zi

Ramush Haradinaj

Vendimi i Kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Komisionit Shtetnor për Demarkacionin me në krye Murat Mehën, ka zanë vend në mediat e Malit të Zi. Deri tash s’ka reague pala malazeze.

‘Haradinaj shkarkoi Komisionin Shtetnor për Demarkacionin’ mban titullin lajmi në Vijesti.me , ku spjegohet vendimi i Kryeministrit të Kosovës.

Ndërkohë Radio Televizioni i Malit të Zi në faqen në internet ka citue Haradinajn i cili thotë se marrëveshja për Demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit te Zi asht e gabueme.

Deri tash për vendimin e Haradinajt s’ka reague pala malazeze.

 

 

Shperndaje në: