Vendimtare për krijimin e institucioneve, java e ardhshme

Java e ardhshme pritet me qenë vendimtare në Kosovë, ku koalicioni PAN ka me ba përpjekjen e re për të shtatën herë për me zgjedhë Kryetarin e Kuvendit e pastaj edhe Nënkryetarët.

Por, kjo ndoshta ka me dështue përsëri si pasojë e mungesës së votave që deri tash nuk kanë arritë me sigurue koalicionin PAN.

Kështu të paktën kanë deklarue përfaqësues të këtij koalicioni.

Bilall Sherifi, deputet i Nismës për Kosovën pjesë e këtij koalicioni ka tregue për Indeksonline se janë në pregaditje finale të sigurimit të votave për me votue Kryeparlamentarin dhe pastaj mandatarin për Kryeministër.

Sherifi nuk ka dasht me folë rreth mundësisë që partia e Behgjet Pacollit t’i bashkohet PAN’it, me aryetimin se ky subjekt politik duhet me vendos vetë se qysh me veprue.

“Qeveria gjithëpërfshimëse asht refuzue nga LDK dhe VV, prandaj asht i tepërt çdo koment rreth saj”, asht shpreh ai.

Shperndaje në: