Venezuela krijon “Nobelin” e vet, çmimin ja jep…Putinit!

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, deklaroi të Premten, krijimin e çmimit të paqes për nder të udhëheqësit të famshëm socialist, Hugo Chavez, dhe tha se ka me nderue me këtë cmim Presidentin rus, Vladimir Putin.

Njoftimi erdhi në të njajtën ditë që Komiteti Nobel i dha çmimin vjetor për Paqe, Juan Manuel Santos, presidentit të Kolumbisë fqije, kjo për rolin e tij në negocimin e nji marrëveshje paqe me rebelët marksistë të FARC.

“Unë kam vendosë që të krijoj çmimin “Hugo Chavez” për paqe dhe sovranitet, tha Maduro gjatë nji transmetimi televiziv ku edhe zbuloi nji statujë të Chavez, të projektuem nga nji artist rus.

“Mendoj se presidenti Vladimir Putin e meriton këtë çmim”, tha ai, tue e përshkrue Putinin si nji “luftar paqe”.

Maduro tha se fituesi i çmimit ka me marrë nji kopje miniaturë të statujës, raporton Reuters.