Vesel Kurtishaj kallxon pse u ba pjesë e PDK’s!

Kryetari i PDK’s Kadri Veseli sot përmes nji konference për media i ka dhanë zyrtarisht librezen e anëtarësimit fituesit të “Big Brother Albania 8” Vesel Kurtishaj.

Derisa kryetari i PDK’s asht shpreh i lumtun për aderimin e Kurtishajt në PDK, ka thanë se partia e tij ka nevoj ma shumë për të rijë si Veseli.

Anëtari i ri, ka tregue se ai asht ba i njohun nga shfaqja 24 orëshe “Big Brother Albania”, ndërsa ka thanë se e presin edhe shumë 24 orësha tjerë punë në PDK.

“Uroj të kem hapësir të duhun me arsyetue praninë time në PDK”, asht shpreh Kurtishaj.

Simbas tij PDK ka tregue se asht e gatshme me bashkëpunue me rininë e Kosovës.

“Vizioni i PDK’s na tërheq gjithmonë, bashkëpunimi me të rijtë ka qenë i madh tue shty të rijtë përpara” ka thanë Kurtishaj.