Veseli akuzon opozitën se po don me bllokue Kuvendin

kadri veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka drejtue gishtin nga opozita tue akuzue ata se për shkak të konsumin elektoral, po synojnë me bllokue punën e Kuvendit.

Ai ka hedh akuza ndaj opozitës tue thanë se ata shfrytëzuen mungesën e kuorumit në këtë mbledhje të Kryesisë për me bllokue thirrjen e vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme.

‘Opozita e kishte nda mendjen me bllokue Kuvendin. Mënyra e imponimit për me akuzue me çdo kusht pozitën, nuk asht korrekte, ani pse kuptohet kjo mbasi bahet për konsum elektoral’, ka thanë Veseli.

Mirëpo, ai ka thanë se tentimet për me bllokue punën e Kuvendit do të mbësin vetëm të tilla mbasi nuk do të ketë bllokadë dhe se shpejtë ka m’u thirrë mbledhja e ardhshme.

Veseli ka ba thirrje mos m’u përdor Kuvendi për fushatë, tue aludue në fushatën për zgjedhjet lokale e cila ka me nis zyrtarisht nesër.

 

Shperndaje në: