Veseli e Haradinaj: Qeveria ka me kry punë të mira, nesër emnat e ministrave

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli ka thanë se asht lajm i mirë që asht konstituue Kuvendi sot.

Veseli ka thanë se seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re ka m’u mbajt të Shtunën.

“E mira asht se që nga sot Kosova nuk ka bllokadë institucionale… Na nuk kemi kohë për me humbë, sot si kryetar i koalicionit PAN kam procedue te Presidenti emnin e mandatarit për formimin Qeverisë”, asht shpreh Veseli.

Ai ka thanë se Ramush Haradinaj asht nji njeri i dëshmuem në procese të randësishme për Kosovën dhe se Qeveria e re ka me kry punë të mira për vendin.

Edhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, Ramush Haradinaj ka thanë se asht lajm i mirë konstituimi i Kuvendit, ndërsa ka thanë se të Shtunën mbetet të zgjidhet edhe Qeveria e re.

Haradinaj bani të ditun se nesër kanë m’u ba të ditun emnat e ministrave të ri, ndërsa tha se asht tue punue edhe në pregaditjen e programit qeverisës.