Veseli: E randë, më quejtën tradhtar ata që s’kanë ba kurrë asgja për vendin! (video)

Zgjedhja e tij si kryetar i partisë ma të madhe politike në vend, dhe si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ka mujt me ndryshue shumë nga jeta e tij.

Njihej si emën, por të paktë ishin ata që e kishin pa.
Megjithatë, ai thotë se aktivizimi i tij publik nuk i ka ndryshue shumë nga jeta, përveçse i ka dhanë ma shumë agjenda ditore, punë dhe angazhime.

Kadri Veseli, n’intervistën për KosovaPress, thotë se për vite me radhë ka qenë në krye të gati krejt proceseve me randësi për vendin, por nuk ka preferue asnjiherë që atë me ba publikisht.

Që prej se mori postet politike, Veseli thotë se nuk ka pasë dilema dhe s’ka me pasë asnjiherë, ngase ashtu asht tipi i tij.

Megjithatë, ai thotë se nuk e ka pas të lehtë udhëheqjen e Kuvendit, aq ma shumë që për të e randë ka qenë mënyra se si disa deputetë të opozitës janë sjell me institucionin që ai përfaqëson dhe me vetë personalitetin e tij.

Për ma shumë shihne videon e maposhtme:

 

veselii