Veseli, Haradinaj e Limaj takohen sonte, kjo asht arsyeja

Koalicioni PAN, i cili sot nuk ishte prezent në vazhdimin e seancës konstituive ende nuk ka vendose nëse ka me marrë pjesë në seancën e nesërme.

Lidhun me këtë, burime të lajmi.net bajnë të ditun se tre kryetarët e koalicionit ma të madh kane me u takue sonte në orën 20:00 për me marrë nji vendim të përbashkët.

“Sonte rreth orës 20:00 takohen Veseli, Haradinaj dhe Limaj dhe do vendosin për nesër”, ka thanë ky burim.