Veseli: I thash jo egos për Kryeministër, i dhashë shansin Haradinajt

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka kallxue se ka heq dorë nga egoja e tij për Kryeministër tue i dhanë kështu mundësinë që këtë post me pasë lideri i AAK’s Ramush Haradinaj.

Ai tue folë para simpatizantëve të këtij subjekti nga zyra qendrore e PDK’s në Malishevë tha se qëllimi tij ka qenë që gjithmonë bashkëluftarët me u ba bashkë.

“Unë e bama nji zgjidhje për hir të partisë e gjithë juve i thashë jo egos, kemi me i dhanë shansin nji partneri të cilin e kemi pas bashkarisht në luftë.

Ka qenë gjithmon qëllimi im që bashkëluftarët me u ba bashkë për sfidat që kanë me ardhë. Kosova ka nevojë për nji vizion vendimmarës për të cilin Partia Demokratike ka me  luejt rolin primar”, u shpreh Veseli.

Ai bani të ditun se ka me qenë bartës i Listës zgjedhore ndërkaq tha se marrëveshja politike parasheh që kryeminsitrin me i dhanë kolegut partner.

“Kemi me punue  bashkarisht për ndërtimin e vendit. Koalicioni nuk asht kundër askujt por për Kosovën perëndimore.