Veseli pranon raportin e BE’s për zgjedhjet, kjo asht porosia e tyne!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka prit në takim shefin e vëzhguesve të Bashkimit Europian të angazhuem për mbikëqyrjen e zgjedhjeve parlamentare të mbajtuna më 11 Qershor 2017 në Kosovë, Alojz Peterle.
Peterle i ka dorëzue Kryeparlamentarit Veseli Raportin për zgjedhjet, ku përfshihen gjetjet dhe rekomandimet e vëzhguesve nga Bashkimi Europian.

Petrle tha se ka vendos që raporti i vëzhguesve europianë së pari me ju dorëzue Kryeparlamentarit Veseli.

Gjatë takimit me Veselin, shefi i vëzhguesve europianë ka inkurajue Kuvendin e Kosovës me ba reformën zgjedhore, e cila, simbas tij, duhet me pasë konsensus të gjanë politik.

Kryeparlamentari Veseli i ka falënderue vëzhguesit e Bashkimit Europian për angazhimin e tyrne gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Qershorit në Kosovë.

 

Shperndaje në: