Veseli pret Apostolova’n, kjo asht ajo çka diskutuen!

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka prit në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova, për me diskutue për prioritetet e shtetit të Kosovës në fushën e integrimeve europiane.

Kryeparlamentari e ka njoftue shefen e Zyrës së BE’s në Kosovë për rrjedhën e deritashme të punës së institucioneve të Kosovës dhe përkushtimin për agjendën europiane të Kosovës.

Kreu i legjislativit tha se institucionet e Kosovës kanë me i zbatue krejt kriteret e nevojshme për me përmbyll sa ma parë çashtjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Kosova asht vend europian dhe institucionet tona janë të përkushtueme në përmbushjen e agjendës së plotë për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Agjenda e integrimeve europiane asht prioritet kyç i shtetit tonë dhe Kosova shumë shpejt ka me përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme për lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha Kryeparlamentari Veseli.

shefja e Zyres së BE’s në Kosovë, Apostolova, tha se Kuvendi duhet me i japë prioritet maksimal çashtjeve që ndërlidhen me agjendën europiane.

Apostolova përsëriti angazhimin e BE’s ndaj perspektivës europiane të Kosovës dhe siguroi Veselin se BE ka me mbështetë dhe ka me vazhdue me bashkëpunue ngushtë me të gjitha institucionet dhe partitë politike për me shty përpara reformat dhe agjendën europiane.