Veseli: Shteti ka me kerkue drejtësi për ata që kryen krime!

1-veseli

Edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka marr pjesë në ceremoninë përkujtimore për të vramët në Izbicë të Skenderajt.

Veseli ka thanë se institucionet e Kosovës nuk do të ndalen së kerkuemi drejtësi për ata që kanë krye krimet.

“Nuk do të jemi hakmarrës, por nuk do të ndalim së kerkuemi drejtësi për ata që kanë krye ato krime. Si institucione do të punojmë çdo ditë në mënyrë që të zhvillojmë shtetin”, ka thanë Veseli.

Sot janë ba 17 vite që nga masakra e Izbicës së Skenderajt, ku të vramë e masakruem mbetën afro 150 shqiptarë.

 

 

 

4-veseli