Veseli takohet me kreun e Senatit Amerikan

Kryetari i Kuvendit të Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Washington, takon Kryetarin e Senatit amerikan, Orin Hatch.

Kryetari Veseli e falënderoi kryesenatorin Hatch për mbështetjen e SHBA’ve dhe të Senatit për proceset historike që kaloi Kosova, dhe i tregoi për të arritunat dhe sfidat me të cilat aktualisht po ballafaqohet Kosova.

 

 

veseli

Veseli shprehu përkushtimin, gatishmërinë dhe vullnetin e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për ruajtjen dhe thellimin e bashkëpunimit institucional me SHBA’te. Ai me këtë rast, me theks të veçantë, kërkoi mbështetje për përfshimjen e Kosovës në iniciativa dhe programe të randësishme ndërkombëtare që fuqizojnë shtetësinë e saj.

Hatch e siguroi Veselin se nuk ka me mungue mbështetja e tij personale dhe e Senatit në përmbushjen e qëllimeve të Kosovës, me potencim qe SHBA nuk ka me lejue që nji storie e suksesit, si Republika e Kosovës, të harrohet, por përkundrazi, ajo ka me vazhdue rrugëtimin e përbashkët në fuqizimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Veseli kërkoi edhe mbështetjen për realizimin e qëllimeve madhore për me qenë pjesë e NATO’s, si një synim jetik për shtetin tonë.