Vetëvendosje ja uron 1 Prillin, Mustafës e Thaçit!

1prilli

Dheta aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendos para ndërtesës së Qeverisë nji pankartë të gjatë me anë të së cilës ju urojnë kryeministrit Isa Mustafa dhe ish-zavendësit të tij Hashim Thaçi, 1 Prillin, i cili në tanë botën njihet si Dita e Rrenave.

Në pankartën e gjatë 40 metra janë shtyp të gjitha premtimet e Mustafës dhe Thaçit ku simbas aktivistëve asnji nuk janë përmbush.