Vetura e godet kambësorin për vdekje n’rrugën Skenderaj-Drenas

Nji person 40 vjeçar ka humb jetën si pasojë e nji aksidenti që ka ndodh mngjesin e sotëm, në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polluzhë.

Policia ka ba të ditun se nji veturë godet dy kambësorë, ku si pasojë e lendimeve të pësueme nga goditja e veturës, kambësori i moshës 40 vjeçare, ka mbet pa sheja jete në vendngjarje, ndërsa i lenduemi tjetër i moshës 20 vjeçare, asht dergue në QKUK për tretman mjekësor.

“Nga hetimet e para të bame në vendngjarje me prezencë të prokurorit të rastit, nga hetuesit e njisisë së komunikacionit rajonal bahet e ditun se si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mospërshtatja e shpejtësisë së drejtuesit të automjetit me kushtet e rrugës. Simbas rrethanave të vendit të ngjarjes viktima dhe i lënduemi janë godit nga vetura në zonën e rreth rrotullimit që ndodhet në atë lokacion”, thuhet në njoftim.

Ma tej, bahet e ditun se trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, asht dërgue për obduksion mjeko-ligjor, ndërsa ndaj të dyshuemit N.L. 43 vjet asht caktue masa e ndalimit policor.