Video: Debati i plotë, Trump akuzon moderatorin, ankohet edhe për mikrofonin

Trump asht ankue edhe për mikrofonin, simbas të cilit mikrofoni i tij ka kërsit shpesh dhe kishte nji nivel fonie ma të ulët, krahasue me atë të zojës Clinton.

Dy kandidatët janë përplasë për herë të parë mbi çashtjet e punësimit, temperamentit, taksave, dhe shumë të tjerave, në nji debat televiziv të ndjekun nga as ma pak e as ma shumë, por 100 milionë teleshikues. Sondazhet i kanë dhanë kandidates demokrate nji avantazh të lehtë, derisa shumica e votuesve e deklaruen atë si fituese të debatit.

E megjithëse mbas debatit, Trump u tha reporterëve se Lester Hold bani nji punë të mirë, mëngjesin e sotëm ai e akuzoi atë për nji performancë me njianshmëni për të majtët. “Ai nuk e pyeti atë në lidhje me ‘e-mail’-et, nuk e pyeti në lidhje me skandalet, nuk e pyeti as për marrëveshjen e Bengazit. Shkurt, ai nuk e pyeti atë për shumë gjana, për të cilat besoj se duhej ta kishte pyetë. Nuk e di pse nuk e bani diçka të tillë”, tha ai tue folë mbi programin informativ “Fox and Friends”.