Video e atentatit n’Francë, ndigjohen edhe zana shqip!

Nji video nga atentati i Nicës që po ban xhiron e mediave online tregon se në vendin e atentatit kanë qenë edhe shqiptarë.

Ndigjohet nji vajzë që thërret nji tjetër me emnin Alma dhe më pas bërtet: hajde hajde.

Nga vijimi i videos duket se vajzat shqiptare nuk janë lëndue dhe kanë shpëtue për mrekulli.

Ende nuk dihet identiteti dhe as nëse ka pasë shqiptarë të lënduem.