Video e ISIS. Tash kercenohen keto 3 kryeqendra europiane

Mbështetësit e ISIS kanë leshue nji video të re tue paralajmërue sulme terroriste në Londër, Berlin dhe Romë, raporton Independent.

Video e quejtun “Luftoni ata, All-llahu i denon ata me duert tueja”, i ban thirrje ekstremistëve për të “vra ( të pafetë) kudo që t’i gjeni”.

Tue tregue pamje nga sulmet në Paris dhe Bruksel, si dhe sulmi 9/11, transmetuesi quen mizoritë e maparshme nji “mesazh paralajmërues” për kombet që luftojnë të ashtuquejtunin Shtet Islamik.

“Në qoftë se ishte në Paris dje dhe sot në Bruksel, All-llahu e di se ku do të jetë nesër”, thotë nji transmetues në gjuhën angleze tue ju referue sulmeve.

“Ndoshta do të jetë në Londër apo Berlin apo Romë”, vazhdon ai.