Video: E pshtojnë 10 vjeçaren nga ISIS’i. Vogëlushja: ‘Lemni me jau puth kambët’

Aysha, nji çikë 10 vjeçare nga Mosuli u pshtue nga ushtria irakiane mbasi ju mbijetoi sulmeve të ISIS.

Mes lotëve, tue mbajtë fort në duer nji pako me biskota dhe ujë, Aysha falënderon ushtarët, të cilët erdhën me pshtue atë dhe nanën e saj, e ndërsa kallxon se baba kishte humbë jetën.

“Ju falënderoj shumë, unë mendova se nuk kishit me ardhë kurrë me na pshtue. Kemi qendrue tre ditë pa ushqim dhe pa ujë, vetëm unë dhe nana ime, baba im asht vra nga terroristët.

ISIS kanë marrë shumë fëmi nga katundi im, disa prej tyne kanë vdekë. Ato kanë detyrue nanën time me ju dhanë pare, bizhuteri, gjithçka, tashma nuk kemi asgja.

Due me ju falenderue, më lejoni me jau puth kambët”, shprehet Aysha.