Video e vogëlushes që po përlot botën: Nuk due me qenë radha ime për me vdekë!

“Unë nuk due me qenë radha ime për të vdekë – thotë në kameren e telefonit të nanës së saj Jara, nji çikë e vogël me nji kunorë të gjelbër në krye – Unë due të rritem dhe të bahem dikush i randësishëm .”

Mesazhi i 10 vjecares, e cila jeton në kryeqytetin e Jemenit, në Sana, ishte nisë për udhëheqësit e botës që u takuen për të diskutue mbi krizën globale të refugjatëve në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme në New York.

Kryeqyteti jemenas Sana, aktualisht po mbahet nga rebelët Houthi, dhe Jara kujton shumë qartë, se qysh bota e saj u kthye me krye poshtë.

Ajo ishte njoftue në lidhje me nji koncert në shkollë, por në vend të kësaj, rreth mesnatës në mars të 2015’ës , Arabia Saudite udhëhoqi sulmet ajrore të koalicionit në qytet.

Ajo i kërkoi prindëve ta postonin në rrjetet sociale mesazhin e regjistruem në shtëpi, ku po shpërndahet dhe po kqyret mija herë, thotë “The Indepedent”.