Video: Gabimi i madh i ‘ABC News’, raporton se ka vdekë Hillary Clinton

Nji artikull misterioz që raporton për vdekjen e Hillary Clinton, asht tue qarkullue në rrjetet sociale. Bahet fjalë për nji artikull nga televizioni amerikan “ABC News”, me titull “Raportohet se Hillary Clinton ka vdekë gjatë trajtimit në spitalin Montefiore”.

Artikulli asht lexue nga mija njerëz dhe disa kanë mujt me i ba “screenshot”, por vetëm pak sekonda ma vonë, artikulli misterioz u zhduk.

Artikulli misterioz i “ABCNews”: Raportohet se HillaryClinton ka vdekë në spitalin Montefiore – Ky asht artikulli që u shfaq për rreth 3 minuta dhe mandej u fshi.