Video: Gazetari italian hyn në “zemrën e marihuanës” në Shqipni

Dy ditë mbas publikimit të raportit të Guardia Di Finanza, televizioni publik në Itali, RAI, ka transmetue nji reportazh për plantacionet me kanabis të Shqipnisë, të titulluem “bari i fqiut”. Gazetari Leonardo Zellino ka mujt me hy në disa zona të mbjella me drogë.

Gazetari italian ka shkue në malet e Krujës, rreth 30 kilometra nga Tirana. Gazetari fillimisht prezentohet dhe filmon me kamera të dhezta plantacionet e drogës të shkatërruem nga policia. Për të konfirmue këtë gja, ai pyet edhe nji shqiptar, i cili shfaqet si nji bari dhe thotë se nuk ka plantacione me drogë.

Ai thotë se Kruja asht shëndrrue në zemrën e marihuanës në Shqipni dhe se në malet e kësaj zone droga gjendet kudo.

Reportazhi i plotë:

Shqiptari: “Nuk ka marijuanë këtu. E sigurt 100% nuk ka.

Gazetari: E në fakt pikërisht këtu në këto male 30 km larg tiranës që është zhvendosur zemra e kultuvimit të drogës në Shqipëri nga fshati Lazarat më në jug, kryeqyteti evropian i kanabisit para ndërhyrjes së forcave speciale. Në malet e Krujës zbresim ng makina ku na bllokon “bariu” i rremë, i cili ndryshon versionin e tij sapo ulim kamerat dhe zbulojmë se po na vazhgëjnë.

Shqiptari: Të kanë parë atje dhe më thanë mua, ik shiko se kanë ardhur me kamera. Aty ka snajper e të qëllojnë.

Gazetari: Pranon të na tregojë kampin e tij me marihuanë tashmë të shkatërruar nga policia, pasi iu dha leja nga një telefonatë. Duhet të lëmë kamerat dhe të përdorim celularët, por kemi besim. Me shumë se një orë ecje në këmbë marihuana është kudo, por nuk mund të ndalojmë guida është e autorizuar të na shoqërojë vetëmnë fushën e tij 152 bimë në mal.

Gazetari: Policët kanë prerë gjithçka, policë të ardhur nga Tirana jo ata që ai i njeh mirë…

Shqiptari: Kjo bën 100 Euro, 60 janë për mua 40 për policin.

Tahiri: Unë pyes veten, nëse ju në Itali gjeni një plantacion me 180 mijë bimë, ccfarë do të thotë që polici aty është i korruptuar?

Gazetari: Ministri Tahiri e ka fjalën për mega plantacionin e kapur në Foxhiano gjatë fundit të muajit shtator.

Tahiri: Si ka mundësi që policia nuk e ka parë? Kush i mbronte ata që i kultivonin?

Gazetari: Ftesa është të shohim në shtëpinë tonë që gjithashtu është pjesë e shtëpisë evropiane ku Shqipëria aspiron të hyjë.