Video: Gjenden edhe 5 bomba në New Jersey, roboti keputë telin e gabuem!

Tjetër alarm në Shtetet e Bashkueme për gjetjen e disa bombave në stacionin hekurudhor Elizabeth, në New Jersey.

Nji nga bombat, e gjetuna në nji çantë, shpërtheu pak mbas ores 00:30 me orën lokale, rreth 06:30 me orën tonë, teksa nji robot i nji ekipi të FBI’s po mundohej me çaktivizue.

Simbas kryetarit të Bashkisë së lokalitetit Elizabeth, Christian Bollwage, nga shpërthimi nuk ka pas të plagosun.

Ndërkohë, hetuesit kanë gjetë më pas tre bomba të lidhuna me njana-tjetrën me kabëll.

Simbas CNN, bahet fjalë për bomba të tipit “bomba tub”.

Ndërkohë, pesë persona janë arrestue gjatë hetimeve mbi shpërthimin e ndodhun ma herët në Nju Jork, që shkaktoi plagosjen e 29 personave.

Simbas mediave amerikane, pesë personat në fjalë ishin kthy nga New Jersey përmes aeroportit JFK të New Yorkut dhe kishin armë në kerrin e tyne.