Video: Identifikohet vrasësi i policëve amerikanë në Dallas!

Agresori i eliminuem nga policia e Dallasit kishte shprehë dëshirën për me i vra disa policë të bardhë.

Kjo u ba e ditun nga vetë Shefi i policisë së Dallasit, David Brown.

Në atë që konsiderohet si masakra e Dallasit, 5 policë u vranë dhe 7 të tjerë u plagosën, si pasojë e nji sulmi me armë gjatë protestës kundër vrasjes së dy personave zezakë nga ana e policisë.

Mediat amerikane njoftuen se nji nga autorët asht 25-vjeçari, Micah Johnson. Ai asht nji ish-ushtarak pa precedentë penalë. I riu amerikan ishte tejet i zemëruem për vrasjet e ditëve të fundit ndaj njerëzve zezakë.

Ai u eliminue nga policia me eksploziv me anën e nji roboti.