Video: Kjo asht deklarata e Fehmi Lladrovcit për BBC n’vitin ’98

Fehmi Lladrovci ishte ushtari i parë i UÇK’s që kishte dalë pa maska para mediave të hueja me emblemën e UÇK’s.

Në nji intervistë dhanë  për BBC, ai ka me i tregue opinionit botnor se populli shqiptar ishte i vendosun në rrugën e pamvarësisë dhe në rrugën e mundimshme për me mposht pushtuesin ky popull ka me fitue.

Kështu mesazhet e Fehmiut u banë frymëzim udhërrëfimi për luftarët e lirisë, të cilët janë shtue radhët e UÇK’s.

Fehmiu gëzonte nji autoritet të madh si në mesin e çlirimtarëve, po ashtu edhe te popullata, andaj jo rastësisht u ngarkue me detyrën e organizimit, përgatitjes dhe shtrirjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatrat që shtriheshin pranë maleve të Qyqavicës, ku për nji kohë të shkurtër Brigada 114 e UÇK’s arrinë me u ba shembull i organizimit ushtarak të ushtrisë sonë, në të cilën brigadë ka mbretnue morali i naltë çlirimtar deri në përfundim të luftës.