VIDEO: Kjo asht historia që mshefet mbas sarit të Nanë Terezës!

Sari i bardhë me vija të kaltëra asht nji veshje karakteristike për urdhnin e misionareve të Nanë Terëzës, ajo jo vetëm e adoptoi këtë veshje, por e bani atë nji ikonë të vërtetë të humanizmit.

Por e dini cila asht historia e veshjes së Nanë Terezës? Si u krijue? Ku prodhohet?

Në 1948 nana e shejtë shqiptare veshi për herë të parë sarin bardh e kaltër, thotë “CNN”.

Mbas asaj që historia e ka përshkrue si nji “takim me Krishtin” ajo udhëtoi për në Kalkutë me shpernda mesazhin e shejtë të biblës dhe të ndihmonte të varfnit e të sëmunit atje.

Në 1958 ajo hapi nji qendër vullnetare ku pacientët me lebrozë punonin dhe shëroheshin.

Sot, kjo asht pikërisht qendra ku prodhohen rrobet bardh e blu të Nanë Terezës, veshje të punueme me tezjak, për të cilat tanima dheta gra indiane punojnë në mënyrë të devotshme në këtë punishte.

Lebroza asht nji sëmundje vdekjeprumëse që sjell ranien e lëkurës, e në atë kohë asnji nga doktorët nuk donte me vizitue nji koloni të infektueme nga kjo sëmundje, por jo Nanë Tereza.

Ajo shkoi atje bashkë me furnizime të mëdha ilaçesh dhe i mësoi njerëzve si të banin punëdore, nji ndër to, edhe sari bardh e kaltër që u kthye në veshjen simbolikë të humanizmit.

Punëtorët në qendër tashma prodhojnë sari për 4000 murgesha nga 133 shtete.

“CNN” transmeton se, Nanë Tereza e krijoi këtë veshje sepse ajo nuk përfaqësonte asnji sekt fetar, përkundrazi, ngjante ma shumë me veshjet e njerëzve të varfën.

 

nanaveshjaa