Video: Kjo kishte me qenë zgjidhja e problemeve me trafikun!

Kanali edukativ i YouTube CGP Grey ka publikue nji video, në të cilën propozon nji ide të thjeshtë për të shmangë bllokimet e gjata dhe të lodhshme të trafikut, të cilat çdo ditë prekin mija njerëz.

Simbas autorëve, ideja asht që çdo shofer duhet të koordinojë lëvizjen me shoferët e tjerë tue mbajtë të gjithë të njajtën distancë mes kerrit që asht përballë dhe atij që asht mbas tij. Siç shpjegohet në video, bllokimet e trafikut vijnë për shkak të mungesës së vëmendjes dhe reagimit të shoferave, sidomos në rrugët me numër të madh kerresh.