Video: Kqyreni ku mshefej prej policisë, mafiozi italian

Antonio Pelle asht lideri i grupit kriminal të San Luca në Itali dhe asht në listën e 100 personave ma të kërkuem.

Ai u arrestue nga policia italiane sot në mëngjes, mbasi ishte në kërkim që prej vitit 2011, kur u arratis nga spitali në Locri.

Video e maposhtme kallxon edhe vendin se ku ishte mshefë mafiozi i rrezikshëm, në nji dhomë të sajueme. Pelle asht i dënuem me 20 vjet burg për krime mafioze, kultivim droge, evazion fiskal, armëmbajtje pa leje dhe vjedhje.