Video: Kqyrni terroristët qysh i mshefin armët në kamionët e ndihmave (Pamje nga droni)

Armët e randa të militantëve që ishin kamuflue në konvojin e kamionëve me ndihma humanitare, të dërgueme nga OKB në afërsi të qytetit Aleppo të Sirisë janë shkatërrue dhe krejt kjo ngjarje asht filmue nga dronët rusë që po monitoronin situatën në Siri.

Konvoji me ndihma humanitare që ishte nisë drejt qytetit Aleppo, në video mund të shihet se qysh shoqnohej nga disa kerre ushtarake të militantëve, ka ba të ditun ministri rus i mbrojtjes, Igor Konashenkov.

“Në video mundeni me pa se qysh terroristët, kishin kamuflue kerret e tyne plotë me armë të randa në mesin e kamionëve që transportonin ndihma humanitare”, ka shtue ai.