Video: Kush janë femnat që po akuzojnë për përdhunime seksuale Bill Clinton’in!

Mbas debatit të dytë presidencial, Donald Trump mbajti nji konferencë për media me disa femna që akuzonin Bill Clinton për përdhunim dhe ngacmime seksuale.

Trump u shfaq me 4 gra, 2 nga të cilat akuzojnë ish-Presidentin Bill Clinton për kryemjen e dhunës seksuale ndaj tyne, ndërsa nji tjetër akuzon zojën Clinton se e ka kercënue atë.

Juanita Broadrcik, që akuzon Bill Clinton për përdhunim thotë: “Bill Clinton më perdhunoi ndërsa bashkëshortja e tij që sot asht kandidate për presidente më kercënoi”.

Paula Jones, nji ish-punëtore e shtetit Arkansas tha se ishte ngacmue seksualisht nga Clinton në vitin 1999:
“Jam këtu për me mbështetë Trump, sepse ai ka me ba persëri Amerikën të madhe, dhe mendoj se kushdo që voton atë e ban sepse asht njeri i mirë, jo ashtu si thonë ata”.

Kathy Shelton, që pretendon se asht përdhunue kur ishte 12 vjet dhe sulmuesi i saj asht mbrojt në Gjykatë nga Hillary Clinton:

“Në moshën 12-vjeçare, ajo me vendosi në nji situatë të veshtirë dhe kendej thotë që mbron femnat e femijët”, tha ajo.