Video: Masakra në Nice, qe qysh u banë vrasjet në skenën e rindërtueme 3D

Mediat franceze kanë rindërtue skenën e sulmit në Nice, që u mori jetën e 84 personave dhe plagosi mbi 100 të tjerë.

Kështu, simbas videos 3D, kamioni i  Mohamed Bouhlel erdhi nga pjesa jugore e qytetit, dhe zbriti në rrugën buzë detit.

Ai tue ju afrue vendit ku ndodheshin njerëzit ka shtue shpejtësinë tue i marrë ata para. Mandej ka dalë në korsinë e dytë dhe ka nisë me qëllue edhe me armë.

Kështu, simbas videos, janë tre policë ata që i kanë dalë përpara dhe e kanë qëllue me breshni kabinën e kamionit tue e vra franko-tunizianin.