Video: Masakroi 19 persona, i riu japonez buzëqesh para kamerave

26-vjeçari japonez Satoshi Uematsu, i cili dy ditë ma parë vrau 19 persona në nji qendër kujdesi për invalidët asht ba protagonist i nji videoje që kallxon edhe nji herë absurditetin e sjelljes së tij.

Në videon e publikueme së fundi ai ka buzëqeshë para kamerave derisa ndodhej në ulësen e mbasme të nji kerri policie.