Video: Me kallash te kryet, arkëtares, kështu u vjedh banka

Policia e Vlorës n’Shqipni, mbas rreth nji mueji, ka zbardhë grabitjen e nji banke të nivelit të dytë, ngjarje që ndodhi në mes të ditës në qytetin bregdetar.

Policia ka arritë me kallxue çdo taktikë të përdorun nga dy grabitësit.

Në fillim asht vjedhja e automjetit tip “Benz 250”, që u përdor në grabitje.

Në videon e policisë doket se qysh nji nga autorët, Kostandinos Shakaj, arrin me vjedhë me lehtësi kerrin, që ishte lanë anës rrugës dhezë.

Mandej në video doket vjedhja.

Policia saktëson se 36-vjeçari G.Gj, që asht shpallë në kërkim, asht personi që futet në bankë me armë.

Në video doket se mbasi futet mbrenda ambienteve të bankës me kallashnikov në dorë, arrin me marrë me qetësi shumën e lekëve.

Nga hetimet rezulton se, nga kjo bankë janë vjedhë mbi 6 milionë lekë si dhe mbi 30 mijë euro.