Video me përkthim: Deklarata shokuese e terroistit të ISIS: U shpërbleva me tri gra, mbasi shpijunova vllaun tim

Nji luftar i grupit terrorist ISIS, Abu Al -Mughaira Al-Muhajer, i cili u kap në Aleppo, ka folë në nji intervistë televizive për mënyrën se qysh funksionon ISIS.

Intervista asht përqendrue ma tepër te skllavet e seksit, ndërsa Al-Muhajer ka thanë se ishte e zakonshme që luftarët të shpërbleheshin me gra, si dhurata.

Ai gjithashtu ka përmendë edhe rastin e tij, ku u shpërblye me tri çika-skllave, mbasi kishte shpijunue vllaun, i cili donte të largohej nga ISIS.