Video nga vizita e Presidentes ne Jordani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga u takue me Naltmadhninë e Tij Mbretin Abdullah II të Mbretnisë Hashemite të Jordanisë, për me diskutue rreth zhvillimeve të fundit në rajon dhe kontributin e dy shteteve në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.
Presidentja dhe Naltmadhnia e tij poashtu iniciuen nji marrëveshje ligjore për ndihmë të ndërsjellë në çashtje penale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretnisë Hashemite të Jordanisë që ka me u nënshkrue frik.

jahjaga jordan3

Presidentja Jahjaga po qëndron në vizitë dyditore në Aqaba të Jordanisë për me marrë pjesë në një forum të nivelit të naltë ku do të trajtohen sfidat globale, përfshi ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.