Video: Nuk pranuen të tërhiqen, kurdët që mbështeten nga SHBA sulmohen nga Turqia n’Eufrat

Ushtria turke ka vnue n’shejë milicinë kurde të mbështetun nga SHBA’të tue hapë zjarr ndaj saj në jug të qytetit sirian të Jarablus, raporton “Reuters”.

Agjencia shtetnore “Anadolu” njoftoi se njësitë kurde nuk pranuen të tërhiqen nga lindja e Eufratit pamvarësisht paralajmërimeve.

Nga ana tjetër, veç para pak kohësh Washingtoni siguroi Ankaranë se formacionet kurde të mbështetuna nga Shtetet e Bashkueme i kanë tërheqë forcat nga zona në lindje të lumit Eufrat siç kërkoi Turqia.