Video: Obamën e mërzit vonesa e Clinton në avion: Luej kambët Bill!

Presidenti Obama asht i njohun për qetësinë e tij por ish-presidenti Clinton e ka nervozue derisa e ka detyrue të presë në shkallët e avionit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka hezitue të nxitë Bill Clinton që të luejë kambët e të shmangë vonesë.

Kjo situatë ka ndodhë në avionin presidencial “Air force One” derisa ishin gati për me u nisë drejt SHBA mbas funeralit të ish-presidentit izraelit Shimon Perez.

Obama mbasi asht futë në avion asht detyrue të dalë sërish jashtë dhe t’i thotë Clinton të nxitojë, ndërsa ky i fundit ishte tue takue njerëz në pistë.