Video: Pamje nga vendi ku dyshohet se ka ra aeroplani në Maqedoni

Nji aeroplan privat komercial siç mësohet asht rrxue në afërsi të Aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup. Lajmi asht konfirmue për televizionin TV21 nga Ministria e Mbrendshme.

Aeroplani kishte në bord gjashtë udhëtarë, por ende nuk dihet nëse udhëtarët e aeroplanit privat kane mbijetue nga ky aksident.

Simbas informacioneve të fundit, aeroplani asht rrxue në fshatin Vetersko të Velesit, 5 kilometra nga Katlanova. Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikësit janë në terren.