Video: Politikanët ukrainas rrahen me grushta në studion televizive

Nji video e publikueme nga mediat ndërkombëtare kallxon momentin kur dy politikanë ukrainas, rrahen me grushte me njani-tjetrin në studion televizive.

Ata ishin të ftuem në nji emision dhe mbas përfundimit të tij, janë përleshë me njani-tjetrin.

Shkak i sherrit ka qenë pikërisht situata e tensionueme në Ukrainë mes filo-rusëve që mbështesin rebelët në lindje dhe forcave qeveritare, të cilët vazhdojnë përpjekjet për të vendosë paqen.