Video prekëse: Mësuesi vdes mbas surprizës së bukur të nxanësve!

Mësuesi i nji shkolle të mesme, që po luftonte me kancerin, vdiq pak ditë mbasi qinda nxanës i banë nji surprizë të bukur.

Ben Ellis, nga SHBA, ishte kaq i dashtun për nxanësit, sa ata u mblodhën poshtë shtëpisë së tij për me knue.

Ai u përlot, teksa ma shumë se 400 nxanës i knonin poshtë dritares nji kangë-lutje të titulluem “Shpirti i shejtë, ti je i mirëpritun këtu”.

Ellis e humbi betejën me kancerin të Premten.

Video e nxanësve që i knonin mësuesit asht klikue miliona herë.

Babai i Ellis, Bob, i falenderoi njerëzit për vlerësimin.

“Ben asht djali im. Si mësues, ai ka ndikue në jetën e qinda e mija njerëzve, direkt dhe indirekt. Ai ka nji familje të bukur”.