Video prekëse: Vogëlushja siriane kërkon babën, “m’ka ra kulmi mbi krye”

Lufta në Siri nuk ka fund, së bashku me të viktimat dhe lotët.

Ajo që prek dhe lëndon ma shumë nga krejt kjo fatkeqësi botnore asht vuejtja e fëmive.

Jo të pakta kanë qenë rastet kur fëmitë sirianë janë ba protagonistë të videove dhe fotografive që kanë tronditë gjithë botën.

Pamjet ma të fundit vijnë nga nji vogëlushe e quejtun Aya, e cila në kulmin e dëshpërimit shpjegon se i ka ra kulmi në krye, ndërsa e përgjakun thërret babën e saj.