Video që bani sensacion, shqiptari qëndron pamvarësisht uraganit

Para stuhisë së fuqishme të uraganit Matthew, Tony Lulgjuraj që jeton në Amerikë dhe ka prejardhje shqiptare, nuk asht se ka qenë përdorues aktiv i rrjetit social Facebook, por në fund të saj, ai u ba ylli ma i madh i qarkut Flagler në rrjetin social facebook.

Video e tij u ba përgjatë sperkatjeve të xhamave të kerrit të tij të zi Hummer, video kjo që u ba sensacion e që mori ma shumë se 86.000 kqyrje.

Për shumë njerëz, Lulgjuraj kishte ofrue nji shërbim të thellë publik, tue shërbye si nji pasqyrë e paraqitjes së shkurt të pamjes së shtëpive të tyne në ‘Flagler Beach’ dhe gjithashtu nji paraqitje e shkurt e shkatërrimit të pjesëve jugore të valëpritësit A1A.