Video: Rrëfim magjik, kjo dashni ju lenë pa mend!

Kur Thomas Howard ishte vetëm nji djalosh, ai dhe familja e tij ishin shpërngul katër dyer larg dashnisë së jetës së tij.

Simbas Thomas, ai e kishte kuptue qysh në momentin e parë kur e kishte shikue Irene se ajo kishte qenë vajza me të cilën donte ta shpenzonte tanë jetën e tij.

“Isha vetëm 9 vjet kur e kisha pa atë për herë të parë dhe kisha mendue, ‘çfarë vajze e bukur, ajo do të bahet e imja, vetëm kjo’ dhe dashnia ime për të vetëm sa asht rritë që nga atëherë”, ka thanë Thomas.

Nuk kishte shkue shumë gjatë dhe Thomas me Irene ishin ba ma shumë se shokë.

Si adoleshentë të ri, ata e kalonin kohën tue ecë në parqe dhe uleshin në ulëset e fundit të kinemasë tue ia mbajt dorën njani-tjetrit.

Përveç respektit dhe sjelljeve të mira, Thomas thotë se dashnia e pavdekshme për gruen e tij 93 vjeçare asht diçka që gjithmonë ka me ruejt dhe ka me gëzue.

“Edhe mbas tanë këtyne viteve ende jemi të dashunuem. Ende e kam atë dhe jam krenar për të. Nëse kisha pasë fatin me jetue prapë, me të njajtën vajzë do të martohesha gjithmonë.”

Për këtë dashni dhe lidhje të pavdekshme mund të mësoni ma shumë në videon e maposhtme.