Video: SHBA, përplasje e randë e dy autobusëve në New Jersey

Nji video nga vendi i ngjarjes kallxon nji autobus të përplasun për nji autobus tjetër në nji nga rrugët e New Jersey.

Siç shkruejnë mediat e hueja, të gjithë pasagjerët janë evakuue nga autobusët.

Po simbas medieve të hueja, së paku 19 njerëz kanë pësue lëndime, deri sa thuhet se ma shumë se 25 njerëz janë dërgue në spital.

Simbas autoriteteve, përveç trajtimit të të lënduemve, po punohet edhe në mbledhjen e informatave rreth asaj se çka ka mujt me shkaktue incidentin.